Murtezani: Padia ndaj Bekteshit, dëshmi për të kaluarën korruptive të BDI-së

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka komentuar sot, kallëzimin penal që ngriti ditë më parë policia ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan gazeta LAJM. Murtezani, tha se kjo është dëshmi për të kaluarën korruptive të BDI-së. “Kjo është një dëshmi klasike e të kaluarës korruptive të BDI-së. Çdo hap drejt instalimit të së […] The post Murtezani: Padia ndaj Bekteshit, dëshmi për të kaluarën korruptive të BDI-së appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 30, 2024 - 19:32
 0  5
Murtezani: Padia ndaj Bekteshit, dëshmi për të kaluarën korruptive të BDI-së

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka komentuar sot, kallëzimin penal që ngriti ditë më parë policia ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan gazeta LAJM.

Murtezani, tha se kjo është dëshmi për të kaluarën korruptive të BDI-së.

“Kjo është një dëshmi klasike e të kaluarës korruptive të BDI-së. Çdo hap drejt instalimit të së drejtës, drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit do ta ketë mbështetjen tonë të fuqishme edhe si koalicion VLEN, por edhe si qeveri. Për fat të keq kjo është një dëshmi e gjithë atyre reagimeve që i kemi bërë kur kemi qenë në opozitë duke alarmuar se di BDI-ja e bën trysninë mbi sistemi dhe mbi qytetarët. Duhet të jemi gati për një shtet të së drejtës dhe të gjithë ata që kanë funksionuar ose kanë bërë vepra në kundërshtim me ligjin duhet të përgjigjen”, tha Murtezani./Gazeta LAJM

The post Murtezani: Padia ndaj Bekteshit, dëshmi për të kaluarën korruptive të BDI-së appeared first on InfoShqip.com.