Mickoski pritet që nesër ta marrë mandatin nga presidentja e Maqedonisë së Veriut
Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski pritet që nesër ta marrë mandatin nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska. Për kohën e formimit të përbërjes së re qeveritare, Mickoski tha se do të marrin parasysh faktin se ka disa festa, megjithatë do ta votojnë para përfundimit të afatit kohor, shkruan Portalb.mk. “Pres që nesër presidentja […]
Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski pritet që nesër ta marrë mandatin nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska. Për kohën e formimit të përbërjes së re qeveritare, Mickoski tha se do të marrin parasysh faktin se ka disa festa, megjithatë do ta votojnë para përfundimit të afatit kohor, shkruan Portalb.mk.
“Pres që nesër presidentja Siljanovska ta japë mandatin. Pres që sa më parë ta paraqes përbërjen e anëtarëve të Qeverisë së re, po mendohemi pak për shkak të festave fetare, do të duhet të mendohet edhe për këtë, kështu që duhet të nivelizojmë disa gjëra. Pres që Qeveria e re të votohet para afatit përfundimtar, të definuar me Ligj dhe Kushtetutë”.
Bisedimet për Qeverinë e re tha Mickoski, janë nga fundi, po përfunojnë pjesën e formimit të resorëve qeveritar dhe pjesën e eshalonit të tretë. Për emrat e bartësve të funksioneve në pozitat kyçe ai tha se janë të njohura por nuk dëshiroi t‘i bëjë publik, duke shtuar se do të dihen së shpejti.
Mickoski, në afat prej 20 ditëve nga marrja e mandatit duhet t’i paraqesë Kuvendit programin për përbërjen e Qeverisë, të cilën e zgjedh Kuvendi.
VLEN-VMRO finalizojnë marrëveshjen qeveritare
Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë.
Megjithatë, VMRO-DPMNE ka njoftuar se Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë.
Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.