97 tubime zgjedhore të LDK-së vetëm sot, Abdixhiku: Java e parë e fushatës ishte e jona
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se janë mbajtur plot 97 tubime zgjedhore vetëm brenda ditës së shtunë. Abdixhiku deklaroi se java e parë e fushatës zgjedhore ka qenë tejet pozitive për partinë, duke e cilësuar atë si një javë të Lidhjes Demokratike. Duke falënderuar qytetarët dhe


Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se janë mbajtur plot 97 tubime zgjedhore vetëm brenda ditës së shtunë.
Abdixhiku deklaroi se java e parë e fushatës zgjedhore ka qenë tejet pozitive për partinë, duke e cilësuar atë si një javë të Lidhjes Demokratike.
Duke falënderuar qytetarët dhe anëtarët e partisë për përkushtimin dhe energjinë e treguar, Abdixhiku e përfundoi postimin në Facebook me optimizëm për ditët e mbetura të fushatës: “Ky është veç fillimi! Zoti ju bekoftë!”