A do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë, flet Visar Korenica
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë të koalicionit “Lista për Familjen”. Sipas Korenicës, të dy janë emra shumë të rëndësishëm, e që japin “kontribut të jashtëzakonshëm”. “Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut […]
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë të koalicionit “Lista për Familjen”.
Sipas Korenicës, të dy janë emra shumë të rëndësishëm, e që japin “kontribut të jashtëzakonshëm”.
“Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listët për deputetë, sepse unë konsiderojë që edhe aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur ai në DPT te Fidani.
Ndryshe, Visar Korenica dhe deputeti tjetër Eman Rrahmani, kanë zyrtarizuar sot largimin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i janë bashkuar koalicionit “Lista për Familjen”, që është lidhur me Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.