A do të shqyrtohen ndryshimet e reja të Kodit Penal në Gjykatën Kushtetuese?
Shkup, 7 shkurt – Gjykata Kushtetuese po i analizon ndryshimet e reja të Kodit Penal ende nuk ka një termin se kur analiza e gjyqtarit raportues do të vendoset në…
Shkup, 7 shkurt – Gjykata Kushtetuese po i analizon ndryshimet e reja të Kodit Penal ende nuk ka një termin se kur analiza e gjyqtarit raportues do të vendoset në rend dite dhe nëse Gjykata Kushtetuese do të nisë procedurë.
Lënda në të cilën kontestohen ndryshimet e Kodit Penal nuk është përmbyllur në Gjykatën Kushtetuese. Pasi ndryshimet e reja u bënë pjesë e rendit juridik, gjyqtari raportues po punon në analizën e tyre me qëllim që të përcaktojë nëse janë në përputhje me qëndrimet juridike të Gjykatës Kushtetuese nga Vendimi për nisjen e procedurës.
Që Gjykata Kushtetuese të hapë lëndë për ndryshimet e reja të Kodit Penal, pasi ato favorizojnë pandëshkueshmërinë dhe janë më të këqija se ndryshimet e vitit 2023, të cilat bënë masakër mbi rastet e korrupsionit të profilit të lartë të funksionarëve nga ish-PSP, bëri thirrje prokurorja Lence Ristoska në emisionin “24 Analiza”. Ristoska thotë se më skandalozet janë ndryshimet në fushën e prokurimeve publike, me të cilat hapet rruga për keqpërdorime.
Ndryshimet e Kodit Penal, të propozuara nga deputetë të VMRO-DPMNE-së, për të cilat votuan edhe deputetët e Venko Filipçe, shkaktuan stuhi reagimesh nga shumica e ekspertëve juridikë, të cilët vlerësojnë se ndryshimet as nuk i rikthejnë plotësisht dënimet, e as nuk adresojnë përgjegjësinë e mundshme funksionare.
