Abazi: Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!

Deputeti Haki Abazi ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se kryeministri Albin Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës. Sipas tij, Kurti po krijon një realitet të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me […]

shtator 1, 2024 - 02:00
 0  7
Abazi: Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!
abazi:-perplasja-e-kosoves-me-nato-eshte-agjende-e-serbise-dhe-rusise!

abazi:-perplasja-e-kosoves-me-nato-eshte-agjende-e-serbise-dhe-rusise!

Deputeti Haki Abazi ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se kryeministri Albin Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, Kurti po krijon një realitet të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATOn dhe interesat e botës demokratike.

“Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar. Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!

Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!”, shkroi Abazi në Facebook.