Abdixhiku mbështet vendimin e Lushaku Sadriut për ndalimin e doracakut të edukatës seksuale

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e drejtoreshës së arsimit Jehona Lushaku Sadiu për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukatë Seksuale dhe Shëndeti riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës. Abdixhiku, sikurse edhe Lushaku Sadriu, ka sugjeruar që të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë

Nëntor 15, 2024 - 05:00
 0  2
Abdixhiku mbështet vendimin e Lushaku Sadriut për ndalimin e doracakut të edukatës seksuale
abdixhiku-mbeshtet-vendimin-e-lushaku-sadriut-per-ndalimin-e-doracakut-te-edukates-seksuale

abdixhiku-mbeshtet-vendimin-e-lushaku-sadriut-per-ndalimin-e-doracakut-te-edukates-seksuale

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e drejtoreshës së arsimit Jehona Lushaku Sadiu për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukatë Seksuale dhe Shëndeti riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.

Abdixhiku, sikurse edhe Lushaku Sadriu, ka sugjeruar që të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu, sipas tij, të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit!

Abdixhiku, sikurse edhe Lushaku ka bërë edhe një premtim elektoral, se “me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Shkollat do të jenë një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë, të dijshëm e të zhvilluar!”.

Ndryshe, Jehona Lushaku Sadriu është kandidate për deputete në listën e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.