Abdixhiku: Suksesin e mësimit gjithëditor në Prishtinë do ta zgjerojmë fillimisht në 5 komuna të tjera
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abidixhiku ka thënë se suksesin e mësimit gjithëditor në Prishtinë do ta zgjerojnë fillimisht në pesë komuna të tjera, pastaj gjithandej Kosovës. Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ai shton se çdo mjet i investuar në arsim është një mjet i investuar në të ardhmen e Republikës, raporton
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abidixhiku ka thënë se suksesin e mësimit gjithëditor në Prishtinë do ta zgjerojnë fillimisht në pesë komuna të tjera, pastaj gjithandej Kosovës.
Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ai shton se çdo mjet i investuar në arsim është një mjet i investuar në të ardhmen e Republikës, raporton Klankosova.tv.
“Fëmijët tanë, fëmijët e Kosovës qëndrojnë vetëm katër orë apo gjysmë dite në shkollë. Fëmijët e Bashkimit Evropian qëndrojnë rreth tetë orë në ditë. Pra dyfish më shumë sesa ne. Ne kemi plan shumë të guximshëm të bëjmë mësim gjithëditor gjithandej Kosovës. Fillimisht duke nisur nga pesë komuna të Kosovës ashtu siç po e bëjmë tani në Prishtinë. Çdo mjet i investuar në arsim është një mjet i investuar në të ardhmen e Republikës”, thotë Abdixhiku.