Fetai: ASH-ja, faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit të kësaj Qeverie!
Zv.kryeministri Arben Fetai thotë se Aleanca për Shqiptarët me pesë depuetët e saj është faktor kyç për stabilitetin e Qeverisë së Mickoskit, shkruan gazeta LAJM. ““Besoj që nuk ka hapësirë për lëvizje të njëanshme nga cilado palë qoftë dhe se duhet të mendohet në drejtim të stabilitetit të kësaj qeverie. ASH me 5 deputetët e […]

Zv.kryeministri Arben Fetai thotë se Aleanca për Shqiptarët me pesë depuetët e saj është faktor kyç për stabilitetin e Qeverisë së Mickoskit, shkruan gazeta LAJM.
““Besoj që nuk ka hapësirë për lëvizje të njëanshme nga cilado palë qoftë dhe se duhet të mendohet në drejtim të stabilitetit të kësaj qeverie. ASH me 5 deputetët e saj është kyçe për stabilitetin e kësaj përbërje”, shtoi Fetai
.
Ai sqaroi se se kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takim veçmas me partnerët e koalicionit, respektivisht me ASH, VLEN dhe ZNAM.
“Me kryeministrin Mickoski dhe me partnerët e koalicionit ka kontakte të përditshme. E kemi thënë disa prej nesh, e them që bashkëpunimi vazhdon në kuadër të qeverisë. Hiq më larg se dje kishim seancë të qeverisë ku nuk u ngrit as edhe një shqetësim. Pra vazhdojmë të bëjmë punën tonë, sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe besoj që i keni parë raportimet në media se gjatë ditëve në vijim do të ketë konsultime kryeministri, veç e veç me partitë, me koalicionin VLEN, Aleancën për Shqiptarët, partnerët e koalicionit ZNAM. Për momentin nuk ka ndryshuar asgjë, deri në konsultimet që pritet të ndodhin ditëve në vijim”, tha Fetai.