Adele përfundon koncertet në Mynih: Ka qenë magjike
Ylli i muzikës pop, Adele, mbajti të shtunën në Mynih koncertin e saj të fundit, të dhjetë, ku performoi prej katër javësh, para më shumë se 70 mijë fansave dhe i tha lamtumirë qytetit bavarez. Këngëtarja 36-vjeçare u ka dhënë lamtumirën emocionale fansave që ishin të pranishëm atë natë. “Faleminderit, Mynih. Kjo ishte absolutisht magjike, […]
Ylli i muzikës pop, Adele, mbajti të shtunën në Mynih koncertin e saj të fundit, të dhjetë, ku performoi prej katër javësh, para më shumë se 70 mijë fansave dhe i tha lamtumirë qytetit bavarez.
Këngëtarja 36-vjeçare u ka dhënë lamtumirën emocionale fansave që ishin të pranishëm atë natë.
“Faleminderit, Mynih. Kjo ishte absolutisht magjike, jam rrëqeth nga këto koncerte”, tha Adele.
Adele, e njohur për hitet “Rolling in the Deep” dhe “Hello”, mbante dy koncerte në javë në të ashtuquajturën ‘Adele Arena’, e ndërtuar në vendin ku mbahen normalisht panairet.
Struktura e përkohshme e përshtatur me dëshirat e saj mund të priste deri në 74 mijë njerëz.
Në skenë kishte edhe një ekran kolosal, gjoja më i madhi në botë.
Fansat nga e gjithë bota udhëtuan për këto koncerte. Organizatorët shitën 730 mijë bileta për të 10 koncertet, pavarësisht çmimeve të larta.
Adele u tha fansave se do të kthehej në shtëpi pas disa orësh dhe planifikoi ta “çonte fëmijën tim në shkollë” të hënën.
Adele ka paralajmëruar shfaqje në Las Vegas në fund të tetorit, pas së cilës do të marrë një pushim të gjatë. Këngëtarja britanike rrallë herë bën turne.
Ajo e kishte të fundit në Evropë në vitin 2016.