Adnan Rrustemi kritika deputetët që votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, sot po bëhen kinse duan ta mbrojnë historinë e lavdishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka kritikuar deputetët të cilët kanë votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale. Rrustemi ka thënë se VV kishte paralajmruar shumë procese të dëmshme politike për vendin dhe se ato i ka kundërshtuar “ashpër” për dallim nga deputetët që po “shtiren” se “duan ta mbrojnë historinë e lavdishme”. Ai ka […]

gusht 4, 2024 - 05:30
 0  6
Adnan Rrustemi kritika deputetët që votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, sot po bëhen kinse duan ta mbrojnë historinë e lavdishme
adnan-rrustemi-kritika-deputetet-qe-votuan-pro-themelimit-te-gjykates-speciale,-sot-po-behen-kinse-duan-ta-mbrojne-historine-e-lavdishme

adnan-rrustemi-kritika-deputetet-qe-votuan-pro-themelimit-te-gjykates-speciale,-sot-po-behen-kinse-duan-ta-mbrojne-historine-e-lavdishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka kritikuar deputetët të cilët kanë votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Rrustemi ka thënë se VV kishte paralajmruar shumë procese të dëmshme politike për vendin dhe se ato i ka kundërshtuar “ashpër” për dallim nga deputetët që po “shtiren” se “duan ta mbrojnë historinë e lavdishme”.

Ai ka shkruar në Facebook se njëri nga ato procese të dëmshme ishte edhe themelimi i Gjykatës Speciale.

“Shumë procese të dëmshme politike i kemi paralajmëruar dhe prandaj i kemi kundershtuar ashpër. I tillë ka qenë edhe procesi i themelimit të Gjykatës Speciale”.

Deputeti Rrustemi ka thënë se është e rëndë të mendohet se si fati i një populli është në duart e një “votimi të papërgjegjshëm”.

“Është e rëndë të mendosh se si fati i një populli, i një historie, është në mëshirën e një votimi të papërgjegjshëm sidomos të atyre sot që bëhen kinse duan ta mbrojnë historinë e lavdishme por duke e ndryshuar historikun e formimit të kësaj Gjykate”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.