Adriana Matoshi konfirmon rikthimin në Kuvendin e Kosovës

Aktorja dhe politikania Adriana Matoshi ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe diasporën për mbështetjen e tyre, duke konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Matoshi shprehu mirënjohjen për energjinë pozitive dhe përkrahjen që ka marrë gjatë muajve të fundit. Ajo theksoi se do […]

Mars 6, 2025 - 04:00
 0  5
Adriana Matoshi konfirmon rikthimin në Kuvendin e Kosovës

Aktorja dhe politikania Adriana Matoshi ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe diasporën për mbështetjen e tyre, duke konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Matoshi shprehu mirënjohjen për energjinë pozitive dhe përkrahjen që ka marrë gjatë muajve të fundit. Ajo theksoi se do të jetë pranë qytetarëve në të gjitha sfidat dhe vështirësitë që i presin.

Matoshi përmendi gjithashtu se Qeveria Kurti 3 po përgatitet për të vazhduar me punët e saj, duke e quajtur Kosovën një atdhe të vuajtur, por të jashtëzakonshëm, shkruan “Kosovarja”