Aeroporti i Shkupit pas incidenti me Osmanin: Vepruam në përputhje me ligjet
Kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV, në reagimin e saj pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi. Në reagim thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, ata e kanë obligim që të […] The post Aeroporti i Shkupit pas incidenti me Osmanin: Vepruam në përputhje me ligjet appeared first on InfoShqip.com.
Kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV, në reagimin e saj pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi.
Në reagim thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, ata e kanë obligim që të kryejnë kontrolle për të gjithë pasagjerët.
“TAV Maqedonia informon se në pajtim me Ligjin për Aviacionin dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare lidhur me sigurinë e aviacionit civil … operatori i aeroportit e ka detyrim ligjor të kryejë kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se edhe pasagjerët që udhëtojnë nëpër pjesën VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve.
The post Aeroporti i Shkupit pas incidenti me Osmanin: Vepruam në përputhje me ligjet appeared first on InfoShqip.com.