Afër pesë mijë objekte banesore u ndërtuan në Maqedoninë e Veriut brenda një viti

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 janë ndërtuar 2 874 objekte nga subjektet afariste dhe 2 020 objekte nga personat fizik, transmeton Portalb.mk. “Gjatë vitit 2023, subjektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtimi kanë realizuar punë ndërtimore në vlerë prej 36 880 167 000 denarë, ndërsa pronarët individualë kanë realizuar punë ndërtimore në […]

qershor 13, 2024 - 22:00
 0  9
Afër pesë mijë objekte banesore u ndërtuan në Maqedoninë e Veriut brenda një viti
Ndërtime, ndërtesa, banesa, urbanizëm, Shkup, analiza ekonomike, ekonomi, beton

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 janë ndërtuar 2 874 objekte nga subjektet afariste dhe 2 020 objekte nga personat fizik, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2023, subjektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtimi kanë realizuar punë ndërtimore në vlerë prej 36 880 167 000 denarë, ndërsa pronarët individualë kanë realizuar punë ndërtimore në vlerë prej 13 763 912 000 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vitin 2023, nga subjektet afariste janë kompletuar 3 445 banesa me gjithsej 243 815 metra katror, ndërsa nga ato individuale janë përfunduar 2 331 banesa, me 299 224 metra katror.

Mesatarja e sipërfaqeve të banesave që janë ndërtuar nga subjektet afariste është 70.8 metra katrorë, ndërsa nga personat fizik është 128.4 metra katrorë.