Ageler: Nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI të jetë pjesë e Qeverisë

Ambasadorja Amerikane në vend Agela Ageler thotë se nuk ka detyrim ligjor që Fronti Evropian të jetë pjesë e qeverisë, sipas saj, mandatari vendos se cilin koalicion do të mer për partner qeveritarë. Ambasadorja amerikane Angela Ageler në intervistë për “360 gradë”, foli edhe për vendimin e VMRO-DPMNE -së që në qeveri për partner të […] The post Ageler: Nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI të jetë pjesë e Qeverisë appeared first on InfoShqip.com.

qershor 22, 2024 - 00:01
 0  8
Ageler: Nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI të jetë pjesë e Qeverisë

Ambasadorja Amerikane në vend Agela Ageler thotë se nuk ka detyrim ligjor që Fronti Evropian të jetë pjesë e qeverisë, sipas saj, mandatari vendos se cilin koalicion do të mer për partner qeveritarë.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler në intervistë për “360 gradë”, foli edhe për vendimin e VMRO-DPMNE -së që në qeveri për partner të merr Vlenin dhe jo “Frontin Evropian” që kishte epërsi të votave. Ageler tha se është vendim I mandatarit që të zgjedh se cilën parti të merr në koalicion dhe për këtë sipas Ageler nuk ka detyrim ligjor.

“VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin – ‘VLEN’, i cili po ashtu është koalicion, ashtu si “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI. Për këtë kam biseduar me një numër zyrtarësh të BDI-së dhe nuk ka as obligim ligjor se me kë do të bëhet koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend. Është me rëndësi të madhe sepse ajo që i bën të dyja vendet tona kaq të pasura është diversiteti, grupet dhe komunitetet e ndryshme etnike dhe ajo që ato sjellin në demokracitë tona. Prandaj, jam e kënaqur që qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI-ja t’i bashkohet qeverisë” – tha Ageler.

The post Ageler: Nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI të jetë pjesë e Qeverisë appeared first on InfoShqip.com.