Mexhiti: Asnjë Ivan Stoilkoviç nuk mundet kurrë që t’i ndryshojë faktet e kryera!
Zëvendëskryeministri i ardhshëm dhe ministër i Ekologjisë, Izet Mexhiti në konventën promovuese të kuadrove pjesëmarrës në Qeverinë e re shpalosi synimet e koalicionit VLEN. Ja fjalimi i tij: “Këta jemi ne – gjenerata e politikanëve që barazinë e kanë në kodin gjenetik, jo në fjalimet politike; gjenerata e politikanëve që barazinë do ta arrijnë me […] The post Mexhiti: Asnjë Ivan Stoilkoviç nuk mundet kurrë që t’i ndryshojë faktet e kryera! appeared first on InfoShqip.com.
Zëvendëskryeministri i ardhshëm dhe ministër i Ekologjisë, Izet Mexhiti në konventën promovuese të kuadrove pjesëmarrës në Qeverinë e re shpalosi synimet e koalicionit VLEN.
Ja fjalimi i tij:
“Këta jemi ne – gjenerata e politikanëve që barazinë e kanë në kodin gjenetik, jo në fjalimet politike; gjenerata e politikanëve që barazinë do ta arrijnë me vepra dhe jo me fjalë boshe!
Gjatë gjithë kohës na kanë akuzuar se nuk kemi legjitimitet. Unë sot përpara jush po e përsëris: VLEN është fitues i zgjedhjeve në kampin politik shqiptar. VLEN është faktori i ri politik i cili me legjitimitet, dinjitet dhe përgjegjësi përfaqëson shqiptarët. VLEN është struktura e re politike e cila do të jetë bartëse e tranzicionit të suksesshëm institucional dhe do ta bëjë secilin shqiptar krenar që identifikohet me ne.
Akoma pa u bërë qeveria na ka sulmuar makineria propaganduese e rivalëve tanë politikë. Por sot nuk dua të merrem me ata. Ju më njihni mua. Nuk jam politikan i fjalëve të mëdha. Por, fjalën e dhënë e mbroj dhe luftoj që ta realizoj deri në fund. Prandaj sot, shumëkush nga rivalët e mi do të merret me atë se çfarë do të bëj unë si ministër. Por si fillim, po u them se çfarë NUK DO TË BËJ UNË SI MINISTËR:
– Nuk do të luaj futboll me ministrat në kabinet!
– Nuk do të dal me valixhe përpara institucioneve publike!
– Nuk do të merrem me bizneset e Llotarisë e Soravisë!
Para dy javësh me 80 vota u miratua reforma e organeve të administratës shtetërore. Këtë reformë e votuan edhe shumica parlamentare edhe opozita, dhe përgjegjësinë për këtë ndryshim e mbajmë të gjithë. Në periudhën në vijim do të bëhet një riformatim dhe transformim i madh i ministrive. Por, ndërkohë që forma do të ndryshojë, përmbajtja – pra, konceptet themelore do të ngelin të njejta: të drejtat e shqiptarëve edhe më tej do t’i garantojë dhe mbrojë Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit. Balancuesi me të cilin shumë maqedonas u bënë shqiptarë që të mund të punësohen do të zëvendësohet me Ligj për përfaqësimin e drejtë. Kjo do të bëhet që përfaqësimi i drejtë të kthehet në obligim ligjor, jo të ngelet mekanizëm për pazare politike siç ishte rasti deri më tani. Këtu dua ta bëj të qartë, dhe më dëgjoni me vëmendje: ASNJË IVAN, E SIDOMOS JO IVAN STOILKOVIQI, NUK MUNDET KURRË QË T’I NDRYSHOJË FAKTET E KRYERA!”, ka thënë Mexhiti.
The post Mexhiti: Asnjë Ivan Stoilkoviç nuk mundet kurrë që t’i ndryshojë faktet e kryera! appeared first on InfoShqip.com.