Aggeler: SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së
Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, sot ka qëndruar në Tetovë, ndërsa ka mbajtur ligjëratë në Universitetin e Evropës Juglindore. Ajo tha se SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së dhe se “Nuk jemi pjesë e BE-së dhe nuk jemi pjesë e negociatave. Por do të them atë që e […]
Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, sot ka qëndruar në Tetovë, ndërsa ka mbajtur ligjëratë në Universitetin e Evropës Juglindore. Ajo tha se SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së dhe se
“Nuk jemi pjesë e BE-së dhe nuk jemi pjesë e negociatave. Por do të them atë që e kemi thënë më herët, ne duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian dhe shpresojmë që negociatat të jenë të suksesshme, pasi e ardhmja e sigurt dhe me prosperitet për këtë vend është në BE. Shteti ndodhet në zemër dhe Europës dhe për këtë angazhohemi”, tha mes tjerash Aggeler.
Ndërsa e pyetur për hetimet për personat që janë në listën e zezë amerikane, Aggeler nuk deshi të komentojë duke thënë se nuk është pjesë e atyre organeve.
Aggeler foli edhe për vizitën në UEJL, ndërsa theksoi se si ambasadore në RMV qjo që më shumë e shijon është edhe takimi me studentët./Telegrafi/