Aggeler tregoi dy prioritetet që do të duhet të tejkalojnë politikat partiake në Maqedoninë e Veriut
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, tha sot në edicionin e shtatë të Forumit të Energjisë të RMV-së (MEF) të mbajtur në Shkup, se siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do të duhet të tejkalojnë politikat partiake, raporton Alsat. Aggeler vlerësoi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të përmirësojë […]
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, tha sot në edicionin e shtatë të Forumit të Energjisë të RMV-së (MEF) të mbajtur në Shkup, se siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do të duhet të tejkalojnë politikat partiake, raporton Alsat.
Aggeler vlerësoi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të përmirësojë mjedisin e paqëndrueshëm energjetik, veçanërisht me përfundimin e gazsjellësit greko-maqedonas, ashtu që do të eliminohet varësia nga Rusia dhe kërcënimet e saj.
“Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë kalimin e vendit nga qymyri në burime të tjera”, tha Aggeler.
Ndryshe, sasia e energjisë elektrike që vjen nga energjia e rigjenerueshme ka shënuar rritje në Maqedoninë e Veriut, duke llogaritur që 4 përqind e energjisë elektrike u prodhua nga panelet solare, ndërsa nga turbinat e erës 3.6 përqind.