Sokol Haliti: Më e mira për Vitinë ende nuk ka ardhur – të vazhdojmë rrugën bashkë
Kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri në krye të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe pritjen gjatë fushatës zgjedhore, teksa po afrohet përfundimi i saj. Ai u shpreh se çdo takim dhe vizitë në çdo lagje e fshat ka rritur besimin e tij në vlerat dhe potencialin


Kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri në krye të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe pritjen gjatë fushatës zgjedhore, teksa po afrohet përfundimi i saj. Ai u shpreh se çdo takim dhe vizitë në çdo lagje e fshat ka rritur besimin e tij në vlerat dhe potencialin e qytetarëve të Vitisë. “Bashkë kemi ndërtuar shumë, kemi përmirësuar jetën e përditshme, por unë besoj se më e mira për Vitinë ende nuk ka ardhur,” tha Haliti, duke shtuar se e ardhmja mund të ndërtohet vetëm me unitet, përkushtim dhe besim të ndërsjellë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që në këto ditë të fundit të fushatës ta ruajnë qetësinë dhe dinjitetin, dhe më 12 tetor të votojnë për vazhdimësinë e zhvillimit, përvojës dhe punës së bërë deri tani.
