Agron Llakaj flet pas humbjes së bashkëshortes: Më lehtësuat dhimbjen

Aktori i njohur i komedisë, Agron Llakaj ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së gruas se tij Konstadinës. Ai përmes një video të postuar në Instagram ka treguar që ajo vuante nga një sëmundje e keqe. “Mali i dhimbjes që Konstadina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shpreh sepse pesha është […]

maj 30, 2024 - 19:00
 0  4
Agron Llakaj flet pas humbjes së bashkëshortes: Më lehtësuat dhimbjen

Aktori i njohur i komedisë, Agron Llakaj ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së gruas se tij Konstadinës.

Ai përmes një video të postuar në Instagram ka treguar që ajo vuante nga një sëmundje e keqe.

“Mali i dhimbjes që Konstadina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shpreh sepse pesha është shumë e madhe dhe pikërisht për shkak të kësaj dhimbje na po pranojmë vuajtje”, ka thënë ai.

Aktori u shprehu se motivi i tij që të bënte humor edhe pse ajo ishte e sëmurë ishte vetë Konstadina.

Agroni ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që e kanë ngushëlluar.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjitha mesazheve drejtuar drejt meje dhe familjes me rastin e humbjes së jetës së njeriut tonë të shtrenjtë, Konstandinës sonë dhe Konstandinës time, unë po ju drejtohem më këtë videomesazh duke iu shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për çdo fjalë zemre drejtuar drejt nesh nga ju.

Dihet mirë që edhe gëzimet dhe hidhërimet ndahen me njerëz, të njohur dhe të panjohur. Moria e njerëzve në ditën e përcjelljes së Konstandinës dhe në ditët e pritjes, në një farë mënyre na bëri që për momentin ta kalonim disi më lehtë.

Mali i dhimbjes që Konstandina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shpreh sepse pesha është shumë e madhe, dhe pikërisht dhe për shkak të kësaj dhimbjeje po pranojmë vuajtjen.

I kam lexuar dhe stërlexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj, por ne nuk do të ruajmë kujtimin e saj, sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën, time, të fëmijëve të mi, të mbesës, nipërve dhe të gjithëve.

Ne jetën nuk e zgjedhim, e tillë është. Në dy vite Konstandina tregoi se jo thjesht ishte trau dhe shtylla e shtëpisë, por edhe njeriu me karakterin më të fortë. Në dy vite, në këtë tragjedi njerëzore ,dhimbjeje, në këtë betejë më një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo me karakterin e saj, vullnetin e saj që më dha mundësinë që unë të ushtroja profesionin tim.

Të bësh humor me thikën në zemër është e vështirë, motiv ishte Konstandina! Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, dashurinë e madhe njerëzore, respektin.

Dua të them shumë, por i prekur dhe i emocionuar nga gjithë pjesëmarrja e njerëzve dua të shpreh falenderimin e madh e mirënjohje. Dua t’ju them, duajeni njëri-tjetrin, respektojeni sepse pasuria më e madhe që zoti mund t’i jap çdokujt është shëndeti. Para shëndetit, jetës dhe njerëzve të familjes, çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara, shëndet dhe zemrat plotë! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesa dhe nipërit. Faleminderit me zemër!