Agusholli: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Gramos Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje tregon se si parti janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje kurdo që kryeministri të merret vesh me partitë tjera. “Sipas asaj çka ka thënë kryeministri Kurti, sepse ai është përcaktuesi i partisë dhe ka të drejtë të flasë në emër të saj, Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë është e gatshme për zgjedhje. […]

maj 18, 2024 - 19:01
 0  6
Agusholli: Jemi të gatshëm për zgjedhje
agusholli:-jemi-te-gatshem-per-zgjedhje

agusholli:-jemi-te-gatshem-per-zgjedhje

Gramos Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje tregon se si parti janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje kurdo që kryeministri të merret vesh me partitë tjera. Sipas asaj çka ka thënë kryeministri Kurti, sepse ai është përcaktuesi i partisë dhe ka të drejtë të flasë në emër të saj, Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë është e gatshme për zgjedhje. Kurdo që merren vesh me partitë tjera ne jemi të gatshëm”, theksoi ai.

Por, për shkak të mospajtimeve me kryeministrin Kurti sa i përket miratimit të Kodit Civil, Agusholli thotë se nuk ka vendosur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në listë të VV-së, derisa të qartësohen rreth Kodit Civil. Kjo mbetët të shihet. Njëherë për një herë nuk kam vendosur por do të shihet në bisedat e ardhshme me kryeministrin. Nuk e besoj që votohet Kodi Civil”, tha Agusholli për Front Online.