Në Burojë të Skenderajt zbulohet lapidari përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati

Në fshatin Burojë, në një ceremoni të organizuar, sot është bërë zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, të rënë në luftë për lirinë e Kosovës. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, anëtarja e Kuvendit Komunal, Besiana Thaçi, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave […]

gusht 11, 2024 - 14:00
 0  5
Në Burojë të Skenderajt zbulohet lapidari përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati
ne-buroje-te-skenderajt-zbulohet-lapidari-perkujtimor-ne-nderim-te-deshmoreve-dhe-martireve-te-ketij-fshati

ne-buroje-te-skenderajt-zbulohet-lapidari-perkujtimor-ne-nderim-te-deshmoreve-dhe-martireve-te-ketij-fshati

Në fshatin Burojë, në një ceremoni të organizuar, sot është bërë zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, të rënë në luftë për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, anëtarja e Kuvendit Komunal, Besiana Thaçi, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe një numër i madh i qytetarëve vendës dhe fshatrave përreth.

Kryetari Nura në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka lartësuar heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve, sakrifica e të cilëve mundësoi lirinë dhe pavarësinë e vendit.