Ahmetaj për zgjedhjet e BE-së: Rrymat e ekstremit të djathtë mund të kenë rol negativ në perspektivën e Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, e cila ka qenë po ashtu ambasadore e Kosovës në Bruksel, thotë se është kurioze për të parë rezultatin e zgjedhjeve në BE për Parlamentin Evropian, duke u shprehur se rrymat e ekstremit të djathtë po marrin përkrahje nga qytetarët evropian. ‘’Zgjedhjet që do të mbahen këtë javë na bëjnë […]

qershor 8, 2024 - 17:01
 0  4
Ahmetaj për zgjedhjet e BE-së: Rrymat e ekstremit të djathtë mund të kenë rol negativ në perspektivën e Kosovës
ahmetaj-per-zgjedhjet-e-be-se:-rrymat-e-ekstremit-te-djathte-mund-te-kene-rol-negativ-ne-perspektiven-e-kosoves

ahmetaj-per-zgjedhjet-e-be-se:-rrymat-e-ekstremit-te-djathte-mund-te-kene-rol-negativ-ne-perspektiven-e-kosoves


Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, e cila ka qenë po ashtu ambasadore e Kosovës në Bruksel, thotë se është kurioze për të parë rezultatin e zgjedhjeve në BE për Parlamentin Evropian, duke u shprehur se rrymat e ekstremit të djathtë po marrin përkrahje nga qytetarët evropian.

‘’Zgjedhjet që do të mbahen këtë javë na bëjnë kurioz që ta shohim rezultatin e tyre, por ajo që shohim është se rrymat ekstreme të djathta janë në rritje e sidomos kur merret parasysh raportet që Kosova i ka tani me BE-në’’ shprehet ajo.

Për Ahmetajn, Kosova ka humbur momentumin sepse jemi vendosur nën sanskione të BE-së, për shkak të këtyre institucioneve.

‘’Parlamenti Evropian është vetëm njëri nga institucionet e BE-së, ne duhet me folë në përgjithësi për BE-në dhe institucionet tjera të tyre. Kosova e ka humbur momentumin sepse ne jemi në sanksione të BE-së, për shkak të këtyre institucioneve’’ deklaron ajo.

Nënkryetarja e PDK-së, thotë se rrymat e ekstremit të djathtë mundë me pas rol negativ për shtetet e Ballkanit Perëndimor e veçmas për Kosovën.

‘’Rrymat e ekstremit të djathtë mundën me pas rol negativ në perspektivën e shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së e normalisht edhe në raport me Kosovën’’ potentoj  Mimoza Ahmetaj për FrontOnline.