Ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme është ngritur padi për kaosin e krijuar me dokumentet personale

Padia e parë për dëmshpërblim ndaj shtetit është ngritur për shkak të kaosit me dokumentet personale, përkatësisht pasaportave dhe letërnjoftimeve dhe pamundësisë së qytetarëve për të udhëtuar. Kërkohet përgjegjësi nga MPB-ja sepse edhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, qytetarëve u janë lëshuar letërnjoftime dhe pasaporta me emrin e vjetër, edhe pse e […]

gusht 12, 2024 - 23:00
 0  6
Ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme është ngritur padi për kaosin e krijuar me dokumentet personale

Padia e parë për dëmshpërblim ndaj shtetit është ngritur për shkak të kaosit me dokumentet personale, përkatësisht pasaportave dhe letërnjoftimeve dhe pamundësisë së qytetarëve për të udhëtuar. Kërkohet përgjegjësi nga MPB-ja sepse edhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, qytetarëve u janë lëshuar letërnjoftime dhe pasaporta me emrin e vjetër, edhe pse e kanë ditur se duhet t’i lëshojnë me emrin e ri, thotë avokati Qatoski.

“Kërkohet dëmshpërblim për pasaportën e re të lëshuar pa nevojë dhe udhëtimin e humbur. Me pasaportë të re të lëshuar në mënyrë të panevojshme, dua të them se në kohën kur pala ka lëshuar pasaportë me emrin e ri kushtetues, pasaporta e vjetër me emrin e vjetër kushtetues ishte ende e vlefshme dhe nuk kishte nevojë të zëvendësohej. Dhe një veprim i tillë i MPB-së shkaktoi dëm për buxhetin e çdo qytetari, ku detyrohej të nxirrte pasaportë të re”, tha Gligorie Qatoski- avokat.

Në Gjykatën Themelore në Strugë tashmë është caktuar seanca paraprake. Qatoski në shkurt të këtij viti ka paraqitur nismë në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e diskriminimit, por gjykatësit kushtetues ende nuk e kanë dhënë mendimin e tyre.

“Kjo kërkesë ka të bëjë me faktin se qytetarët që në atë kohë posedonin pasaporta me Republikën e Maqedonisë nuk mund të udhëtonin jashtë shtetit, për dallim nga ata qytetarë që posedonin pasaporta me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shkurtpamësia e elitës sonë politike ka sjellë situatë të tillë, ku qytetarët do të përfundojnë duke u dëmtuar me sasi të madhe të mjeteve financiare”, shtoi Gligorie Qatoski- avokat.

Ministria e Brendshme thekson se procesi i dhënies së dokumenteve të udhëtimit dhe letërnjoftimeve është zhvilluar me ritme të përshpejtuara.

“Sipas njoftimit të marrë nga operatori ekonomik Symbolico, oraret bëhen brenda një dite”, thonë nga MPB.

Sa i përket periudhës kohore të lëshimit të dokumenteve të udhëtimit, thonë se ato do të jepen brenda afatit të përcaktuar me ligj./Alsat.mk