Ahmeti mblodhi ish-funksionarët partiakë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar në Tetovë ish-funksionarët partiakë. Lajmi është komunikuar nga sekretari gjeneral i kësaj partie, Faton Ahmeti. “Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për The post Ahmeti mblodhi ish-funksionarët partiakë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 18, 2024 - 22:00
 0  3
Ahmeti mblodhi ish-funksionarët partiakë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar në Tetovë ish-funksionarët partiakë. Lajmi është komunikuar nga sekretari gjeneral i kësaj partie, Faton Ahmeti.

“Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin Organizativ, z. Blerim Bexheti, takuam kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar në hapësirën shqiptare, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vazhdojmë të organizohemi edhe më fuqishëm së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit!”, ka shkruar Ahmeti.(INA)

The post Ahmeti mblodhi ish-funksionarët partiakë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .