Mickoski u takua me ambasadoren amerikane Ageler: Mbështetja amerikane është e rëndësishme për rajonin
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takua me ambasadoren amerikane në Shkup, Angela Ageler, ku u theksua rëndësia e raporteve të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, transmeton Portalb.mk. “E theksova rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se mbështetja nga ana amerikane është e rëndësishme për zhvillimin dhe stabilitetin […]
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takua me ambasadoren amerikane në Shkup, Angela Ageler, ku u theksua rëndësia e raporteve të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, transmeton Portalb.mk.
“E theksova rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se mbështetja nga ana amerikane është e rëndësishme për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit”, deklaroi Mickoski.
Ai sqaroi që në takim u diskutuan çështjet politike dhe ekonomike të vendit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup kanë raportuar që temat e takimit ishin prioritetet e qeverisjes së re, duke shpreh mbështetjen e SHBA-ve në avancimin e RMV-së në çështjet e sigurisë, prosperitetit dhe integrimet euroatlantike.
Me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër”, Kuvendi më 23 qershor zgjodhi mbrëmë Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni “VLEN” dhe ZNAM. Hristijan Mickoski e mori mandatin për të formuar qeverinë e re pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare në maj të këtij viti dhe fitoi 58 ulëse në Kuvend.
Më 24 qershor, ambasadorja amerikane në vend Angela Ageler dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji kanë dërguar në rrjetin social X urime për formimin e qeverisë së re.