Ahmeti si ndahet Gostivarit – Të premten zgjidhet shefja e shtabit politik të Forumit të Gruas
Të shtunën, më 20 qershor 2025, me fillim nga ora 20:30, në ambientet e Sydney Terrace, do të mbahet një ngjarje politike e organizuar nga Forumi i Gruas së BDI-së The post Ahmeti si ndahet Gostivarit – Të premten zgjidhet shefja e shtabit politik të Forumit të Gruas appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Të shtunën, më 20 qershor 2025, me fillim nga ora 20:30, në ambientet e Sydney Terrace, do të mbahet një ngjarje politike e organizuar nga Forumi i Gruas së BDI-së në Gostivar, në kuadër të aktiviteteve zgjedhore.
Ngjarja do të karakterizohet me zgjedhjen e Shefes së Shtabit Politik të Forumit të Gruas, e cila pritet të prezantojë drejtimet kryesore të angazhimit të grave si dhe rolin e tyre kyç në përfaqësimin politik dhe institucional.
Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti, i cili do të mbajë një fjalim para të pranishmëve, me fokus në rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje dhe në mbështetjen për programin politik të partisë në prag të zgjedhjeve të tetorit.
Ngjarja pritet të mbledhë struktura organizative, aktiviste dhe përkrahëse nga rajoni dhe më gjerë, duke e kthyer këtë takim në një demonstrim të fuqishëm të mobilizimit dhe energjisë politike që sjellin gratë në skenën politike. Flaka Media
The post Ahmeti si ndahet Gostivarit – Të premten zgjidhet shefja e shtabit politik të Forumit të Gruas appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
