Akil Gjakova mbyll pa medalje Lojërat Olimpike
Akil Gjakova ka mbetur pa medalje olimpike pasi në duelin direkt për medaljen e bronztë ndaj Hashimotos së Japonisë pësoi humbje. Një waza-ari në fillim të takimit ishte i mjaftueshëm për japonezin që të siguronte medaljen e bronztë. Gjakova pas ndeshjes ka deklaruar se puna e tij nuk u shpërblye ashtu siç ka dashur, por […]
Akil Gjakova ka mbetur pa medalje olimpike pasi në duelin direkt për medaljen e bronztë ndaj Hashimotos së Japonisë pësoi humbje.
Një waza-ari në fillim të takimit ishte i mjaftueshëm për japonezin që të siguronte medaljen e bronztë.
Gjakova pas ndeshjes ka deklaruar se puna e tij nuk u shpërblye ashtu siç ka dashur, por ka shtuar se do të vazhdojë të punojë.
“Shorti ishte i vështirë, rrugës i pata dy ose tre kampionë evropianë e botërorë. Duhen edhe katër vjet të mira që të punojmë pak më shumë”, ka thënë ai.
Gjakova arriti të kalonte në garë për të bronztën pasi humbi në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike nga xhudisti azerbajxhanas Hidayat Heydarov.
Heydarov, xhudisti numër një në botë arriti të shkonte në finale me waza-ari.
Gjakova mbylli kohën e rregullt pa rezultat, ndërkaq në kohën shtesë me pikë të arta, Heydarov arriti te një pikë për të siguruar finalen.