Mourinho prezantohet tek Fenerbahçe

Jose Mourinho ka hedhur firmën në letër duke u bërë kështu zyrtarisht trajneri i Fenerbahce. “Saracoglu Stadium” ishte i tejmbushur për t’i dhënë një trajneri të tillë mikpritjen më të ngrohtë të mundshme. Me 61-vjeçarin në pankinë, ambicia e tifozëve të klubit nga Stambolli është shtuar në maksimum. “Ëndrra juaj është ëndrra ime”, ishin fjalët […]

qershor 4, 2024 - 05:00
 0  15
Mourinho prezantohet tek Fenerbahçe

Jose Mourinho ka hedhur firmën në letër duke u bërë kështu zyrtarisht trajneri i Fenerbahce.

“Saracoglu Stadium” ishte i tejmbushur për t’i dhënë një trajneri të tillë mikpritjen më të ngrohtë të mundshme. Me 61-vjeçarin në pankinë, ambicia e tifozëve të klubit nga Stambolli është shtuar në maksimum.

“Ëndrra juaj është ëndrra ime”, ishin fjalët e para të teknikut që entuziazmuan edhe më shumë të pranishmit. “Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe unë tashmë i përkas familjes tuaj”, tha tekniku para se të firmoste kontratën.

Mourinho, i cili ka fituar trofe me Porton, Chelsea, Inter Milan, Real Madrid dhe Manchester United, do të ketë për detyrë të ndihmojë Fenerbahce të fitojë titullin e parë të ligës që nga sezoni 2013-14. 61-vjeçari ka firmosur për 2 sezone me gjigantin turk, me opsion për të rinovuar në rast të suksesit në fushë.