Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Katër vetura janë përfshirë në një aksident orët e para të së dielës në rrugën Prishtinë-Podujevë. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje për Front Online. Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur tre persona, njoftoi Ahmeti. “Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë […]

qershor 9, 2024 - 21:01
 0  9
Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona
aksident-mes-kater-veturave-ne-rrugen-prishtine-podujeve,-lendohen-tre-persona

aksident-mes-kater-veturave-ne-rrugen-prishtine-podujeve,-lendohen-tre-persona

Katër vetura janë përfshirë në një aksident orët e para të së dielës në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje për Front Online.

Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur tre persona, njoftoi Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tregoi Ahmeti.