MCA-Kosova dhe Universiteti i Prishtinës partnerë në përmirësimin e trajnimit profesional në sektorin e energjisë

MCA-Kosova dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë hyrë në një partneritet strategjik që synon forcimin e programeve teknike të trajnimit profesional në sektorin e energjisë. Siç thuhet edhe në komunikatën për media, nën komponentët e Projektit JETA: Aktiviteti i Aftësive Energjetike për të Ardhmen (ESF) dhe Aktiviteti i Fuqisë Punëtore të Sektorit të Energjisë […]

Korrik 22, 2024 - 20:31
 0  5
MCA-Kosova dhe Universiteti i Prishtinës partnerë në përmirësimin e trajnimit profesional në sektorin e energjisë
mca-kosova-dhe-universiteti-i-prishtines-partnere-ne-permiresimin-e-trajnimit-profesional-ne-sektorin-e-energjise

mca-kosova-dhe-universiteti-i-prishtines-partnere-ne-permiresimin-e-trajnimit-profesional-ne-sektorin-e-energjise

MCA-Kosova dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë hyrë në një partneritet strategjik që synon forcimin e programeve teknike të trajnimit profesional në sektorin e energjisë.

Siç thuhet edhe në komunikatën për media, nën komponentët e Projektit JETA: Aktiviteti i Aftësive Energjetike për të Ardhmen (ESF) dhe Aktiviteti i Fuqisë Punëtore të Sektorit të Energjisë Gjithëpërfshirëse (IESW), ky bashkëpunim është një angazhim i përbashkët për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për një karrierë të qëndrueshme duke promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale.

“Ky partneritet do të mbështesë Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) që të ketë një shumëllojshmëri trajnimesh dhe mundësish për të rinjtë, burrat dhe gratë e Kosovës, të cilët kërkojnë të kenë karrierë në sektorin e energjisë. MCA-Kosova është e përkushtuar të mbështesë dhe zhvillojë kapacitetet e QEQ të hartojë dhe zbatojë programe trajnimi, që përputhen me nevojat e tregut”, tha Florina Duli, drejtoreshë ekzekutive e MCA-Kosova.

MCA-Kosova do të mbështesë Universitetin e Prishtinës përmes: asistencës së ekspertëve dhe kontributeve financiare për zhvillimin e infrastrukturës, ofrimit të burimeve dhe materialeve trajnuese dhe teknologjisë moderne, hartimit dhe zbatimit të programeve të përshtatura të aftësimit, zhvillimit të standardeve profesionale dhe kurrikulave të harmonizuara me kërkesat e industries së enërgjisë, krijimit të një programi të trajnimit të trajnerëve për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, adoptimit të qasjes së mësimit në vendin e punës, zhvillimit të strategjive dhe politikave të barazisë gjinore dhe kundër ngacmimit në punë, vendosjes së partneriteteve me institucionet vendore/ndërkombëtare dhe punëdhënësit.

“Duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale, ne synojmë të krijojmë një fuqi punëtore që pasqyron popullsinë e larmishme të Kosovës dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, shtoi zonja Duli-Sefaj.

Universiteti i Prishtinës, caktoi Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) si pikë qendrore për zbatimin e aktiviteteve. Ky bashkëpunim do të shfrytëzojë burimet e universitetit, duke përfshirë qasjen në objektet e trajnimit dhe angazhimin për të përmbushur standardet e akreditimit për trajnimin profesional.

Të dyja palët janë të përkushtuara për të rritur bashkëpunimin përmes aktiviteteve të përbashkëta të përshkruara në një Memorandum Mirëkuptimi. Kjo përfshin pjesëmarrjen aktive në hartimin dhe zbatimin e projektit, monitorimin e progresit dhe adresimin e sfidave të mundshme për të siguruar rezultate të suksesshme. Për më tepër, ata do të integrojnë konsideratat gjinore dhe të përfshirjes sociale në të gjitha fazat, të udhëhequra nga praktikat më të mira ndërkombëtare dhe legjislacionit vendas.

Projekti JETA është një nga tre projektet në kuadër të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC)-Kosovë prej 236.7 milionë dollarësh ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.