Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Policisë, në aksidentin ku janë përfshirë tri automjete kanë mbetur të lënduar pesë persona. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka […]
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Policisë, në aksidentin ku janë përfshirë tri automjete kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Front Online/