Aksidenti me tre viktima në Badovc, Çitaku kërkon hapa konkret për parandalimin e tragjedive të tilla
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar natën e mbrëmshme si një “natë të kobshme” për vendin, pas aksidentit tragjik që i mori jetën tre të rinjve. Çitaku shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për shoqërinë në tërësi. Ajo bëri thirrje për rritjen e vetëdijes në lidhje […]
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar natën e mbrëmshme si një “natë të kobshme” për vendin, pas aksidentit tragjik që i mori jetën tre të rinjve.
Çitaku shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për shoqërinë në tërësi.
Ajo bëri thirrje për rritjen e vetëdijes në lidhje me sigurinë në rrugë, duke theksuar se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një “këmbanë e fundit” për të gjithë ne.
Postimi i plotë:
Natë e kobshme mbrëmë në Kosovë.
Tre të rinjë humbën jetën në një aksident trafiku.
Lutem që nata e mbrëmshme të jetë këmbana e fundit për të gjithë ne, institucionet dhe shoqërinë, që të rritet vetëdija dhe të ndërmirren hapa konkret në parandalimin e tragjedive të tilla.
Ngushëllime familjeve dhe shoqërisë