LSDM: Çmimet nuk janë ulur

Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se çmimet e shitjes me pakicë në muajin tetor, kur u zbatua masa e qeverisë, u “ulën” vetëm me 0.1%, thonë nga LSDM. “U vërtetua ajo që tha LSDM-ja dhe ajo që qytetarët e ndjejnë çdo ditë – nuk ka ulje çmimesh në tregje. Një […]

Nëntor 8, 2024 - 13:00
 0  5
LSDM: Çmimet nuk janë ulur

Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se çmimet e shitjes me pakicë në muajin tetor, kur u zbatua masa e qeverisë, u “ulën” vetëm me 0.1%, thonë nga LSDM.

“U vërtetua ajo që tha LSDM-ja dhe ajo që qytetarët e ndjejnë çdo ditë – nuk ka ulje çmimesh në tregje. Një rrënim i masave të qeverisë, i cili rezultoi se nuk pati efekt dhe nuk dha rezultat.

Prandaj, Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-ja duhet ta zëvendësojnë inatin politik duke pranuar propozimin e LSDM-së për heqjen e TVSH-së në ushqime, me të cilën qytetarët realisht do të kursejnë deri në 2000 denarë në muaj”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se pakoja e tri masave të LSDM-së do të thotë paga më të larta dhe çmime më të lira të produkteve ushqimore.