Aksidentohen shtatë vetura në Prishtinë, pesë të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si shkak i një aksidenti në mes katër veturave në lëvizje dhe tri të tjerave të parkuara në rrugën “B”, në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën

shkurt 3, 2025 - 14:00
 0  4
Aksidentohen shtatë vetura në Prishtinë, pesë të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si shkak i një aksidenti në mes katër veturave në lëvizje dhe tri të tjerave të parkuara në rrugën “B”, në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka bërë të ditur Ahmeti.