Aksioni i koduar “Vendkalimi” – 16 doganierë dyshohen për mitmarrje

16 punonjës të Drejtorisë së Doganave dyshohen për veprën penale “mitmarrje” derisa dy të tjerë do të ndiqen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve – njoftoi Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bëhet fjalë për persona që kanë punuar në Doganat “Novo Sellë” dhe “Dojran” kurse Prokuroria ka ngritur dyshime […]

tetor 17, 2024 - 05:00
 0  10
Aksioni i koduar “Vendkalimi” – 16 doganierë dyshohen për mitmarrje

16 punonjës të Drejtorisë së Doganave dyshohen për veprën penale “mitmarrje” derisa dy të tjerë do të ndiqen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve – njoftoi Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bëhet fjalë për persona që kanë punuar në Doganat “Novo Sellë” dhe “Dojran” kurse Prokuroria ka ngritur dyshime se nga Marsi 2023 deri më 15 tetor 2024, me paramendim kanë kryer më shumë vepra penale, mitmarrje që të mos llogarisin pagesat e importit të transportuesve.

“Gjatë kryerjes së kontrolleve doganore të mallit që është importuar në vend përmes vendkalimeve kufitare, nga transportuesit në mënyrë të drejtpërdrejtë janë kërkuar dhe pranuar para në vlerë prej 20, 50, 70, 100 dhe 150 euro, që të mos e kryejnë veprimin zyrtar. Pas mitmarrjes, që më pas e kanë ndarë me tyre, të dyshuarit nuk e kanë kryer detyrën zyrtare dhe nuk kanë bërë llogaritë dhe pagesat e importit” – thonë nga Prokuroria.

Mallin e importuar, sipas Prokurorisë, doganierët e dyshuar e kanë lëshuar në qarkullim të lirë dhe në këtë mënyrë, kanë përfituar për vete, në dëm të buxhetit të shtetit.

Pas parahetimeve disamujore, dje në Rajonin Strumicë – Gjevgjeli ishte zbatuar aksioni i koduar “Vendkalimi” dhe janë kryer bastisje në 6 lokaliotete, kurse nga liria janë privuar 14 doganierë, një doganier I pensionuar dhe një polic.

Gjatë bastisjeve janë gjetur 50.000 euro, që sipas Prokurorisë, ishin marrë nga mitmarrja.

I gjithë rasti është inicuar pasi një qytetar kishte dorëzuar kallëzim kundër tre personave.

Pas përmbylljes së hetimeve respektivisht me urdhërin nga hetimet, Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, thonë se kërkojnë nga Gjykata Themelore Penale – Shkup të përcaktojë paraburgimin për 6 të dyshuarit, derisa për 10 të tjerë kërkohen masa më të lehta – marrjen e pasaportave, ndalesë për dalje nga vendi, si dhe ndalesë për aktivitete të caktuara të punës.

16-të të dyshuarit për mitmarrje mund të dënohen me burg nga 4 deri 10 vite.

Për dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të zhvillohet procedurë e shkurtuar, për shkak se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal nga shtatori I vitit të kaluar, dënimi për këtë vepër është nga 6 muaj deri në 3 vite burg.