Minçev: Derisa nuk ka zgjidhje ligjore për “Balancuesin”, shpalljet për punë vazhdojnë në bazë të njohurive

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori kushtetuese dhe në kuadër të Qeverisë ekziston një grup ekspertësh që shënon, sugjeron, vëren dhe ndoshta bën propozime për një zgjidhje të re ligjore e cila pas një draft propozimi të mundshëm do t’i dorëzohet Komisionit të Venecias dhe më pas do të finalizohet si zgjidhje ligjore, […]

Nëntor 8, 2024 - 17:00
 0  4
Minçev: Derisa nuk ka zgjidhje ligjore për “Balancuesin”, shpalljet për punë vazhdojnë në bazë të njohurive
Ministri i Administratës Publike Goran Minçev. Foto: Ministria e Administratës

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori kushtetuese dhe në kuadër të Qeverisë ekziston një grup ekspertësh që shënon, sugjeron, vëren dhe ndoshta bën propozime për një zgjidhje të re ligjore e cila pas një draft propozimi të mundshëm do t’i dorëzohet Komisionit të Venecias dhe më pas do të finalizohet si zgjidhje ligjore, thotë ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, për ligjin e ri që duhet të zëvendësojë “balancuesin” tashmë të shfuqizuar, transmeton Portalb.mk.

Minçev bën të ditur se për këtë temë janë duke punuar vetëm ekspertë për të mos dalë më me ligj që do t’i nënshtrohej anëtarëve të shfuqizuar të Gjykatës Kushtetuese. Ministri ka sqaruar se është një grup punues në Qeveri, në të cilin nuk merr pjesë dhe nuk ka mundur të thotë se cilët emra janë pjesë e përbërjes së grupit.

“Gjatë kësaj periudhe derisa të ketë zgjidhje ligjore shpalljet vazhdojnë në bazë të njohurive. Me këtë zgjidhje ligjore nuk ka nevojë të nxitohet. Duhet të jetë cilësor, i zbatueshëm dhe me implementim real. Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është problem nëse ata persona që pranohen nuk kanë cilësinë e duhur dhe nuk mund t’i përgjigjen asaj që është më e rëndësishmja – shërbimeve ndaj qytetarëve”, shtoi ministri në një konferencë për media në Qeveri dhe informoi se, sipas të dhënave të fundit për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike nga dhjetori i vitit 2023, në administratën publike janë 22-23% shqiptarë etnikë dhe të gjitha komunitetet e tjera përbëjnë 5-7%.

Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit Balancues, i cili deri tani ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk do të mbahet llogari për përkatësinë etnike.

Lënda për shfuqizimin e tij u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 11 janar 2024, sepse me të bëhen abuzime gjatë punësimit.

Vendimi për shfuqizimin balancuesit i përplasi partitë politike në vendFronti Evropian e quajt këtë vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Koalicioni VLEN nga ana tjetër tha se këtë instrument do ta zëvendësojnë me një Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Nga Delegacioni i BE-së në Shkup thanë se e presin zëvendësimin e “Balancuesit” duke e theksuar rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit.