Aktakuza e Speciales zbulon se “Ridi” vendoste se sa litra vaj duhet të porosisë Kosova për rezerva, Ministria i bindej

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, përveç ministres Rozeta Hajdari dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie, është edhe afaristi kosovar, Ridvan Muharremi. Sipas aktakuzës, Muharremi si person privat dyshohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e

Nëntor 13, 2025 - 18:30
 0
Aktakuza e Speciales zbulon se “Ridi” vendoste se sa litra vaj duhet të porosisë Kosova për rezerva, Ministria i bindej
Aktakuza e Speciales zbulon se “Ridi” vendoste se sa litra vaj duhet të porosisë Kosova për rezerva, Ministria i bindej

Aktakuza e Speciales zbulon se “Ridi” vendoste se sa litra vaj duhet të porosisë Kosova për rezerva, Ministria i bindej

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, përveç ministres Rozeta Hajdari dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie, është edhe afaristi kosovar, Ridvan Muharremi.

Sipas aktakuzës, Muharremi si person privat dyshohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Në dokumentin e aktakuzës gjithashtu tregohet se si Ridvan Muharemi ka pasur rol kyç edhe në atë se sa litra vaj duhet të porosis Kosova për rezerva, duke mos u pajtuar me propozimet paraprake të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe duke dhënë edhe propozimet e tij se sa litra duhet porositur.

Sipas bisedave telefonike dhe komunikimeve në “WhatsAPP”, Prokuroria Speciale bën të ditur se zyrtarët e ministrisë, konkretisht Hafiz Gara, e njofton Ridvan Muharremin pas disa bisedave paraprake, se e ka rritur sasinë e vajit që duhet të porositet.

“Nga E-maili, i datës 14.03.2022, vërtetohet fakti se i pandehuri Hafiz Gara, i drejtohet të pandehurit Ridvan Muharemi, me tekstin “Ridvan i nderuar, Kalkulimi për vajin ishte bërë për 10 ditë, ndërsa zgjatja e afateve kohore, mund të kërkoj sasi më të mëdha… Për një muaj, sasia e vajit në rezerva, duhet të jetë 200.000 litra.’’. Në referim të kësaj prove materiale, në ndërlidhje edhe me provat tjera, gjegjësisht bisedave të zhvilluara përmes telefonit në aplikacionin “WhatsApp” të datës 12.03.2022 dhe 14.03.2022 në mes të pandehurve Hafiz Gara dhe Ridvan Muharemi, vërtetohet bindshëm fakti se i pandehuri Ridvan Muharemi, ka luajtur rol kyç dhe vendimtarë edhe në procesin e blerjes se vajit, pasi qe nga bisedat vërtetohet fakti se MINT kishte planifikuar blerjen e 90.000 mijë litra vaj, mirëpo i pandehuri Ridvan Muharemi nuk ishte pajtuar me planifikimin prej 90,000 mijë litrave dhe si pasojë e kësaj i pandehuri Hafiz Gara, përmes këtij e-maili e njofton të njëjtin se tani sasinë e vajit e ka shtuar në 200,000 mijë litra, fakt ky qe vërtetohet edhe përmes bisedës se zhvilluar në “WhatsApp” në mes të pandehurve, ku i pandehuri Hafiz Gara i thotë të pandehurit Ridvan Muharemi “mjesi Rid, sasinë e vajit e rrita në 200,000 mijë litra, jam tuj punue në kontrata, ti përcjelli sapo ti kompletoj”. Nga kjo rezulton se i pandehuri Ridvan Muharemi ka ndikuar edhe në ndryshimin e planifikimit të sasisë se vajit për blerjen për nevojat e rezervës shtetërore të mallrave, duke e rritur kështu sasinë mbi 100%, nga ajo qe ishte planifikuar me parë nga MINT, me qëllim të përfitimit të OE “Xanto SP. ZO.O.’’, me pronar Tomasz Tokarski”, thuhet në aktakuzë./Gazeta Express