Marka Skims e Kim Kardashian arrin vlerën e 5 miliardë dollarëve

Marka, Skims e bashkë-themeluar nga ylli i ‘reality show-ut’, dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, thuhet se i është rritur vlera në 5 miliardë dollarë, pas sigurimit të një financimi të ri prej 225 milionë dollarësh. Kompania thotë se planifikon të përdorë paratë nga investitorët, përfshirë një degë të gjigantit bankar Wall Street, Goldman Sachs, për të […]

Nëntor 13, 2025 - 17:00
 0
Marka Skims e Kim Kardashian arrin vlerën e 5 miliardë dollarëve

Marka, Skims e bashkë-themeluar nga ylli i ‘reality show-ut’, dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, thuhet se i është rritur vlera në 5 miliardë dollarë, pas sigurimit të një financimi të ri prej 225 milionë dollarësh.

Kompania thotë se planifikon të përdorë paratë nga investitorët, përfshirë një degë të gjigantit bankar Wall Street, Goldman Sachs, për të hapur më shumë dyqane dhe për t’u zgjeruar në mbarë botën.

“Ne mezi presim të çojmë Skims në nivelin tjetër ndërsa vazhdojmë të inovojmë dhe të vendosim standardet për industrinë tonë”, tha Kardashian të mërkurën.

Raundi i financimit është një nga më të mëdhenjtë këtë vit për një markë amerikane të konsumit dhe vjen ndërsa Skims përballet me konkurrencë të fortë nga rivalë si Lululemon.

Skims, e cila menaxhon 18 dyqane në SHBA dhe shet produktet e saj përmes shitësve në mbarë botën, tha se do të përqendrohet “kryesisht” në biznesin e saj fizik të shitjes me pakicë gjatë viteve të ardhshme.

Kompania pret që shitjet të tejkalojnë 1 miliard dollarë këtë vit, një arritje që sipas shefit ekzekutiv të Skims, Jens Grede, i jep firmës besimin për të ndjekur qëllimet e saj afatgjata.

Marka debutoi në vitin 2019 me një linjë të korsetave dhe që atëherë ka zgjeruar gamën e saj për të përfshirë veshje komode dhe kategori të tjera të modës.