Callum Turner pozon pranë posterit të të fejuarës së tij, Dua Lipa
Aktori Callum Turner është fotografuar pranë një posteri të të fejuarës së tij, artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Turner, i cili aktualisht po xhiron filmin e tij të ri “One Night Only” në Manhattan, u pikas në një cep të qytetit të New York-ut ku ishte ekspozuar posteri i këngëtares. Dua dhe Callum […]
Aktori Callum Turner është fotografuar pranë një posteri të të fejuarës së tij, artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Turner, i cili aktualisht po xhiron filmin e tij të ri “One Night Only” në Manhattan, u pikas në një cep të qytetit të New York-ut ku ishte ekspozuar posteri i këngëtares.
Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar të vitit 2024, derisa çifti e konfirmoi fejesën në qershor të këtij viti.
Artistja lansoi së fundmi linjën e saj me produkte për kujdesin e lëkurës, derisa Callum u pa duke qëndruar pranë posterit promovues.
Filmi One Night Only on Manhattan është në xhirime prej disa javësh në qytet, ku Callum dhe kolegët e tij janë parë shpesh në skenat e setit.
Regjisori i filmit Anyone but You, Will Gluck, po synon një tjetër sukses në arkë me këtë komedi romantike shumë të pritur, e cila ndjek historinë e dy të huajve që përpiqen të gjejnë dikë me të cilin të flenë — në të vetmen natë të vitit kur seksi para martesës është i ligjshëm.
Pete Davidson pritet gjithashtu të luajë në dramën e Universal Pictures, ku do të interpretojë rolin e një detektivi, ndërsa filmi është planifikuar të dalë në kinema verën e ardhshme.


