Snopçe: Zgjedhjet në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, të mbahen para Vitit të Ri
Halil Snopçe nga ASH-Taravari nuk pajtohet që në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, zgjedhjet lokale të mbahen më së voni më 11 janar, përcjell TV21. Snopçe pyet nëse ka pasur koordinim mes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Qeverisë, për të shmangur periudhën kur mërgimtarët ndodhen në vendlindje, ndërsa kërkon nga kryeparlamentari Afrim Gashi […] The post Snopçe: Zgjedhjet në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, të mbahen para Vitit të Ri appeared first on InfoShqip.com.
Halil Snopçe nga ASH-Taravari nuk pajtohet që në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, zgjedhjet lokale të mbahen më së voni më 11 janar, përcjell TV21. Snopçe pyet nëse ka pasur koordinim mes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Qeverisë, për të shmangur periudhën kur mërgimtarët ndodhen në vendlindje, ndërsa kërkon nga kryeparlamentari Afrim Gashi që zgjedhjet të caktohen para Vitit të Ri.
“Ligji kërkon që afati 60 ditor të llogaritet nga shpallja e rezultateve përfundimtare, e jo nga përfundimi i procesit zgjedhor. Për këtë arsye, i drejtohem kryetarit të Kuvendit që ta bëjë këtë dallim dhe të shpall përsëritjen e zgjedhjeve në afatin e përcaktuar me ligj , në mënyrë që deri në fund të dhjetorit, zgjedhjet të jenë të përfunduara”, tha mes tjerash Snopçe.
The post Snopçe: Zgjedhjet në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, të mbahen para Vitit të Ri appeared first on InfoShqip.com.