Jahjaga takon Rashicën: Kosova s’ka nevojë për stres, vetëm për gola në ndeshjet e radhës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me mesfushorin kosovar, Milot Rashicën. Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga thotë se me Rashicën u pajtuan për një gjë, që Kosova nuk ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhës, e deri tek kualifikimi për botëror. “Sot u takova me njërin

Nëntor 13, 2025 - 18:30
 0
Jahjaga takon Rashicën: Kosova s’ka nevojë për stres, vetëm për gola në ndeshjet e radhës
Jahjaga takon Rashicën: Kosova s’ka nevojë për stres, vetëm për gola në ndeshjet e radhës

Jahjaga takon Rashicën: Kosova s’ka nevojë për stres, vetëm për gola në ndeshjet e radhës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me mesfushorin kosovar, Milot Rashicën.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga thotë se me Rashicën u pajtuan për një gjë, që Kosova nuk ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhës, e deri tek kualifikimi për botëror.

“Sot u takova me njërin prej djemve tanë të artë, Milot Rashicen. U pajtuam për një gjë: Kosova s’ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhës, e deri tek kualifikimi për botëror. Gjithmonë krenare me djemtë tanë dhe kombëtaren tonë!”, ka shkruar ish-presidentja.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi. Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./ Klankosova.tv