Aktori i dashur i “Portokalli”, pjesë e “Big Brother Vip Kosova”?

Startimi i edicionit të tretë të “Big Brother Vip” është vetëm tre ditë larg dhe dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë do të hapen më 18 tetor. Këtë vit, produksioni ia ka dalë të tregohet shumë diskret në lidhje me detajet e programit apo personazhet që do të marrin pjesë. Aludimet kanë qenë […] The post Aktori i dashur i “Portokalli”, pjesë e “Big Brother Vip Kosova”? appeared first on InfoShqip.com.

tetor 15, 2024 - 23:00
 0  4
Aktori i dashur i “Portokalli”, pjesë e “Big Brother Vip Kosova”?

Startimi i edicionit të tretë të “Big Brother Vip” është vetëm tre ditë larg dhe dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë do të hapen më 18 tetor.

Këtë vit, produksioni ia ka dalë të tregohet shumë diskret në lidhje me detajet e programit apo personazhet që do të marrin pjesë.

Aludimet kanë qenë të shumta, ama deri tani asnjë emër i konfirmuar si banor i shtëpisë së BBVK.

Mirëpo, duket se ish opinionisti i këtij formati na e zbuloi një personazh.

Gazetari Bled Mane, ka ripostuar pak më parë një Story ku ishte taguar nga aktori i humorit Rezart Veleshnja, ndërsa ajo çka kishte shkruar shtoi dyshimet.

“Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.

The post Aktori i dashur i “Portokalli”, pjesë e “Big Brother Vip Kosova”? appeared first on InfoShqip.com.