Alarmante/ Sivjet 70 të vd*kur në komunikacion, ¼ kanë qenë vet aksidente
Mbrëmjen e së shtunës një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badovcit, me ç’rast kanë vdekur tre persona që ishin në automjet. Ky nuk është rasti i vetëm tragjik që ka ndodhur këtë vit në Kosovë, për nëntë muaj 65 aksidente fatale janë regjistruar […]
Mbrëmjen e së shtunës një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badovcit, me ç’rast kanë vdekur tre persona që ishin në automjet.
Ky nuk është rasti i vetëm tragjik që ka ndodhur këtë vit në Kosovë, për nëntë muaj 65 aksidente fatale janë regjistruar derisa kanë lënë të vdekur 70 persona.
Kështu kanë bërë të ditur për “Front Online” nga Policia e Kosovës.
“Numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore ( ku përfshihen aksidentet fatale, me lëndime dhe dëme materiale) gjate kësaj periudhe te vitit; janar -shtator 2024 krahasuar me periudhën e njëjte te vitit 2023, është per 411 aksidente më pak. Ne periudhën janar-shtator 2024, janë raportuar 65 aksidente fatale me 70 persona të vdekur, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (2023), pra sivjet deri ne ketë periudhe janë shënuar rreth 15% më pak aksidente fatale”, thuhet në përgjigjen e Policisw pwr Front Online.
Nga Policia kanë deklaruar se në gjashtëmujorin e parë të 2024-tes, është konstatuar se rreth 24% e aksidenteve fatale kanë ndodhur nga vetaksidentet.
“Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e parë të këtij viti (janar-qershor-2024), është konstatuar se rreth 24 % të aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetaksidente”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Eksperti i komunikacionit: Faktori njëri është determinues për aksidentet në Kosovë
Eksperti i komunikacionit, Naser Lajqi, ka deklaruar për “Front Online” se faktori njëri është determinues për aksidentet në Kosovë.
Sipas tij, dy faktorët tjerë janë kushtet atmosferike dhe shpejtësia.
“Faktorin rrugë nëse e shikojmë në analizat që bëhen për aksidente të veçanta, nuk është një përqindje e madhe, 10-12%, por faktori njeri është dominant që po ndikon në rritjen e numrit të aksidenteve. Kushtet atmosferike dhe shpejtësia e papërshtatshme për rrugë janë dy elementet tjera”, deklaroi Lajqi.
Policia e Kosovës ka apeluar tek ngasësit e automjeteve
Nga Policia e Kosovës apelojnë tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe kërkojmë nga ta që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë.
Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme./Front Online