Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…
Të paktën 60 mijë fëmijë në Rripin e Gazës po përballen me kequshqyerje të theksuar, për shkak të mungesës totale të ushqimit bazë. Kështu ka deklaruar për Al Jazeera zëdhënësi i Spitalit të Dëshmorëve të Al-Aksas, Khalil Al-Daqran, duke dhënë një pasqyrë alarmante për krizën humanitare në enklavën e rrethuar. Sipas tij, Izraeli po përdor […]

Të paktën 60 mijë fëmijë në Rripin e Gazës po përballen me kequshqyerje të theksuar, për shkak të mungesës totale të ushqimit bazë. Kështu ka deklaruar për Al Jazeera zëdhënësi i Spitalit të Dëshmorëve të Al-Aksas, Khalil Al-Daqran, duke dhënë një pasqyrë alarmante për krizën humanitare në enklavën e rrethuar.
Sipas tij, Izraeli po përdor urinë ekstreme si armë ndaj popullsisë civile dhe fëmijët janë viktimat më të rënda të kësaj politike. “Aktualisht, në gjithë Rripin e Gazës nuk ka as edhe një kuti qumështi për fëmijët,” tha Al-Daqran.
Ai akuzoi gjithashtu forcat izraelite se kanë në shënjestër sistematikisht spitalet në Gaza, duke e bërë edhe më të pamundur ofrimin e ndihmës mjekësore dhe ushqimore për më të vegjlit.
Situata në territorin palestinez mbetet kritike, ndërsa organizatat ndërkombëtare të ndihmës vijojnë të bëjnë thirrje për ndalim të menjëhershëm të bllokadës dhe akses të plotë humanitar. /tvklan.al
