Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që humbi jetën disa ditë pas aksidentit në Pejë

Mediat kanë raportuar gjatë ditës se njëri nga të aksidentuarit e ditës së premte, më 27 qeshor në rrugën “Bekim Berisha Abeja” në Pejë, ka ndërruar jetë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një biçikletë. Viktima e këtij aksidenti është Mirzatin Berani, ngasësi i motoçikletës. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, plagët e rënda […]

qershor 30, 2025 - 15:00
 0  3
Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që humbi jetën disa ditë pas aksidentit në Pejë

Mediat kanë raportuar gjatë ditës se njëri nga të aksidentuarit e ditës së premte, më 27 qeshor në rrugën “Bekim Berisha Abeja” në Pejë, ka ndërruar jetë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një biçikletë.

Viktima e këtij aksidenti është Mirzatin Berani, ngasësi i motoçikletës.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, plagët e rënda që pësoi nga aksidenti rezultuan fatale.

Bëhet e ditur se ai do të varroset sot në orën 18:00 në varrezat e Pejës.