Alarmi nga Kina, lakuriqët e natës përhapin viruse të reja

Në pemishtet e provincës Yunnan në Kinën jugperëndimore, një ekip shkencëtarësh ka zbuluar një shumëllojshmëri patogjenësh të panjohur në veshkat e lakuriqëve të natës, përfshirë dy viruse që janë të ngjashëm me viruset vdekjeprurëse Nipah dhe Hendra. Duke analizuar gjenetikisht 142 lakuriqë nga 10 lloje të ndryshme, studiuesit identifikuan 20 viruse të reja, një bakter të […]

qershor 25, 2025 - 19:00
 0  7
Alarmi nga Kina, lakuriqët e natës përhapin viruse të reja

Në pemishtet e provincës Yunnan në Kinën jugperëndimore, një ekip shkencëtarësh ka zbuluar një shumëllojshmëri patogjenësh të panjohur në veshkat e lakuriqëve të natës, përfshirë dy viruse që janë të ngjashëm me viruset vdekjeprurëse Nipah dhe Hendra.

Duke analizuar gjenetikisht 142 lakuriqë nga 10 lloje të ndryshme, studiuesit identifikuan 20 viruse të reja, një bakter të ri dhe një parazit protozoar të panjohur më parë.

Dy viruset më shqetësuese i përkasin grupit të henipavirusëve të njohur për aftësinë për të prekur një gamë të gjerë organizmash dhe për rrezikshmërinë e tyre të lartë për njerëzit.

Zbulimi i tyre në veshkat e lakuriqëve, ngre shqetësime për mundësinë e përhapjes përmes frutave ose ujit të kontaminuar, një rrugë e njohur infektimi në shpërthimet e mëparshme të virusit.

Ndërkohë që rreziku i kalimit të këtyre viruseve te njerëzit mbetet i paqartë, ekspertët theksojnë rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm dhe kërkimeve laboratorike për të vlerësuar rrezikun real. Lakuriqët e natës, megjithatë, janë edhe aleatë të çmuar të bujqësisë ata ndihmojnë në pllenim, kontroll të insekteve dhe përmirësim të tokës, duke kursyer miliarda dollarë në dëme për fermerët.

Zbulimi ngre pikëpyetje të rëndësishme mbi balancën midis shëndetit publik dhe ruajtjes së ekosistemit natyror.