Kurti në Sarajevë thotë se Kosova i ka borxh Bosnjës për ndërhyrjen e NATO’s në vitin 1999

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë vizitës në Sarajevë, ka cilësuar Bosnje-Hercegovinën si një shtet mik të Kosovës duke thënë se të dy vendet ndajnë jo vetëm historinë e njëjtë por edhe të ardhmen e përbashkët evropiane. Madje, i pari i qeverisë së Kosovës ka thënë se kjo e fundit i detyrohet Bosnjës. “Sarajeva është

dhjetor 6, 2024 - 20:00
 0  5
Kurti në Sarajevë thotë se Kosova i ka borxh Bosnjës për ndërhyrjen e NATO’s në vitin 1999
kurti-ne-sarajeve-thote-se-kosova-i-ka-borxh-bosnjes-per-nderhyrjen-e-nato’s-ne-vitin-1999

kurti-ne-sarajeve-thote-se-kosova-i-ka-borxh-bosnjes-per-nderhyrjen-e-nato’s-ne-vitin-1999

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë vizitës në Sarajevë, ka cilësuar Bosnje-Hercegovinën si një shtet mik të Kosovës duke thënë se të dy vendet ndajnë jo vetëm historinë e njëjtë por edhe të ardhmen e përbashkët evropiane.

Madje, i pari i qeverisë së Kosovës ka thënë se kjo e fundit i detyrohet Bosnjës.

“Sarajeva është më pak se gjashtë orë larg Prishtinës, por për të ardhur, unë dhe delegacioni im duhej të kalonim barrierën e kufizimeve të vizave. Unë sjell përshëndetje nga qytetarët e Kosovës, të cilët e shohin një mik në Bosnje. Ne ndajmë historinë dhe të kemi një të ardhme të përbashkët evropiane, prandaj kemi zbatuar në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për lirinë e lëvizjes bazuar në kartat e identitetit dhe atë që kemi arritur përmes procesit të Berlinit. Bosnja dhe Kosova janë të lidhura përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Në shumë mënyra, Kosova i detyrohet Bosnjës. Në Bosnje, ndërhyrja e NATO-s u bë pas vitit të katërt të luftës, dhe në Kosovë pas vitit të dytë të luftës’’, ka thënë ai, raporton Klix.ba

Pos kësaj, Kurti ka vlerësuar se në mënyrë Serbia të mos i përsërisë krimet e bëra në të kaluarën, është i nevojshëm forcimi i Bosnjës dhe Kosovës, duke shtuar edhe se ata mohojnë “të kaluarën e tyre kriminale sepse dëshmojnë se do ta bënin sërish nëse do të kishin mundësi”.

Megjithatë, duhet shtohet se vëmendjen nga kjo vizitë e Kurtit në Bosnje, më shumë e ka marrë prezenca e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, krah kryeministrit, gjë për të cilën, qeveria ka lëshuar një lloj ‘sqarimi’ duke thënë se Berishaj është përgjegjës edhe për Bosnje dhe Hercegovinë.