Aleanca për Shqiptarët: Shqiptarët folën qartë – VLEN-in e pret një turp i madh zgjedhor
Konventa madhështore e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), e mbajtur mbrëmë në Shkup, sipas Aleancës për Shqiptarët, “vulosi fitoren e madhe të 19 Tetorit”. Nga kjo parti theksojnë se prania The post Aleanca për Shqiptarët: Shqiptarët folën qartë – VLEN-in e pret një turp i madh zgjedhor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Konventa madhështore e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), e mbajtur mbrëmë në Shkup, sipas Aleancës për Shqiptarët, “vulosi fitoren e madhe të 19 Tetorit”.
Nga kjo parti theksojnë se prania e mijëra shqiptarëve nga Kumanova e Likova, deri në Strugë e Dollnen, ishte një paralajmërim i qartë për fundin politik të grupimit VLEN.
“Mesazhi i shqiptarëve ishte i qartë: nuk pranojnë nënshtrim e nëpërkëmbje. Më 19 Tetor, shqiptarët do t’i ndëshkojnë vasalët dhe puthadorët e Hristijan Mickoskit”, thuhet në reagimin e Aleancës.
Sipas kumtesës, shqiptarët historikisht kanë ditur të bashkohen në momentet vendimtare dhe ta japin përgjigjen e tyre kundër padrejtësive.
“Kjo u dëshmua mbrëmë në sallën më të madhe multidimensionale të vendit. As moti me shi nuk i ndali shqiptarët të mblidhen në Shkupin e Vjetër për t’i përcjellë Mickoskit mesazhin se shqiptarët janë të zotët e vetvetes”, nënvizon Aleanca.
Partia drejtoi thirrje për anëtarët e VLEN-it që të mos bëhen pjesë e, siç e quajnë, “turpit zgjedhor” që i pret udhëheqësit e tyre më 19 Tetor.
“I ftojmë të gjithë anëtarët e sinqertë të VLEN-it të bashkohen me Aleancën Kombëtare. Braktisni sa më shpejt ata që mbajnë peng përfaqësimin politik shqiptar për interesa personale e klanore”, thuhet më tej.
Në përfundim, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se zgjedhjet e 19 Tetorit do të sjellin një ndëshkim vendimtar për VLEN.
“Fatura politike e kësaj disfate do t’i dërgohet Mickoskit. Legjitimitetin për shqiptarët e jep vetëm populli shqiptar dhe jo Pallati i Bardhë”, përfundon reagimi. Flaka
The post Aleanca për Shqiptarët: Shqiptarët folën qartë – VLEN-in e pret një turp i madh zgjedhor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .