Aliu: Abetarja e unifikuar, në të gjitha shkollat shqipe në RMV
Zv.ministri i Arsimit, Lulëzim Aliu, ka thënë se në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në RMV, prej këtij viti, në përdorim do të jetë edhe abetarja mbarëkombëtare, shkruan gazeta LAJM. “Është e vërtetë që sot në ditën e parë të arsimit fillor dhe atij të mesëm patëm nderin të jemi prezent në […]
Zv.ministri i Arsimit, Lulëzim Aliu, ka thënë se në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në RMV, prej këtij viti, në përdorim do të jetë edhe abetarja mbarëkombëtare, shkruan gazeta LAJM.
“Është e vërtetë që sot në ditën e parë të arsimit fillor dhe atij të mesëm patëm nderin të jemi prezent në shkollën “Liria” në komunën e Çairit, në të cilën midis tjerave, pra përpos programit artistik që ishte organizuar nga ana e nxënësve dhe shkollës, në prezencë edhe të zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhiti, kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtorit të ITTKSH-së, Skender Hasani, u bë edhe shpërndarja e abetares dhe fletores së punës për klasën e parë. Në bashkëpunim me ministrinë dhe me mbështetje të zv.kryeministrit dhe gjithë shkollave atje ku realizohet mësimi në gjuhën shqipe, si material ndihmës, si material shtesë për nxënësit e klasës së parë, do të jetë në shërbim edhe abetarja mbarëkombëtare dhe fletorja e punës së saj”, tha zv.ministri i arsimit, Lulëzim Aliu për gazetën LAJM.